Grezda lë pas humbjen e Kombëtares, kryen stërvitjen e parë te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 20:09

Grezda lë pas humbjen e Kombëtares, kryen stërvitjen e parë te klubi i ri

Shqipëria nuk arriti të merrte pikë në “Hampden Park” përballë Skocisë, ku doli e mundur me rezultatin 2-0. Kombëtarja e drejtuar nga Kristian Panuçi kishte shumë mungesa si, Roshi, Sadiku apo edhe Grezda i cili së fundmi është transferuar te klubi i Rejnxhërsave.

ad9e6bbd-a12a-4cc0-8266-a6030b5e9f27

Eros Grezda duket se e ka lënë pas krahëve humbjen me Skocinë dhe tani i është futur punës te skuadra Rejnxhërsit. Sulmuesi duket se i ka zgjidhur të gjitha problemet me lejen e qëndrimit dhe sot ka kryer stërvitjen e parë me skuadrën e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"