Grezda del si fitues nga fusha e PSV-së. Debutimi kthehet në makth për Tramexanin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 21:06

Grezda del si fitues nga fusha e PSV-së. Debutimi kthehet në makth për Tramexanin (Video)

Osijeku, ku aktivizohet Eros Grezda, ka dhuruar një nga surprizat më të mëdha të ndeshjeve të para të turit të tretë paraeliminator të Ligës së Europës, duke mundur në transfertë me rezultatin 1-0 ekipin e PSV Eindhoven.

grezda

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare luajti të 90 minutat e kësaj sfide përballë skuadrës së njohur holandeze, në duelin që u mbyll me fitoren 1-0 të ekipit kroat. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua me penallti nga Barisic, ndërsa Grezda u ndalua nga portieri Zoet në mundësinë që iu shfaq në pjesën e dytë të takimit.

Ndërkaq, debutimi në arenën europiane i Paolo Tramexanit me Sionin vështirë se mund të shkonte më keq. Ekipi zviceran është mundur në transfertë në Lituani përballë Suduva, në një ndeshje ku u shfaq shumë larg formës së pretenduar.

Dy gola të pësuar që në 10 minutat e para si dhe një tjetër në minutat shtesë të takimit, mbyllën ndeshjen me shifrat 3-0 në favor të Suduva, që do të jenë shumë të vështira për t’u përmbysur në takimin e kthimit në javën e ardhshme në Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"