Grezda bën me dhimbje koke Panuçin, edhe Ndoj i diferencuar. Ja kush e zëvendëson Hoxhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 17:57

Grezda bën me dhimbje koke Panuçin, edhe Ndoj i diferencuar. Ja kush e zëvendëson Hoxhën

Përfaqësuesja e Shqipërisë kreu këtë pasdite, edhe seancën e tretë stërvitore në kuadër të sfidës me Skocinë këtë të shtunë. Si zakonisht, trajneri Panuçi e nisi me një bisedë të shkurtër me lojtarët.

kombetarja

Eros Grezda ka vijuar të stërvitet i diferencuar për shkak të një lëndimi në pulpën e djathtë, edhe pse do të provojë të bëjë gjithçka të jetë gati për ndeshjen e pas 3 ditëve. Veçmas grupit, ka zhvilluar stërvitje edhe mesfushori i Breshias, Emanuele Ndoj.

Migjen Basha, që paraditen e sotme kreu një seancë rikuperuese, prej faktit se vetëm të hënën luajti me Arisin e Selanikut, në seancën e pasditës mori një ngarkesë të plotë. Sidoqoftë, Basha nuk do të jetë i gatshëm për Skocinë, për kartona, ndërkohë që do të rikthehet ndaj Uellsit më 20 nëntor.

Ekipit i është bashkuar gjithashtu edhe Elhan Kastrati, ish-portieri i Teutës që tashmë është pjesë e Peskarës në Itali, duke zëvendësuar kështu Alban Hoxhën, i cili vazhdon të shfaqë probleme në ligamentin e gjurit të djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"