Grekët i faturojnë humbjen, Kone i “çmend”: Jam 100 për qind shqiptar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2015 | 22:03

Grekët i faturojnë humbjen, Kone i “çmend”: Jam 100 për qind shqiptar!

koneNacionalizmi është diçka që ndez menjëherë reagime, sapo simbole shqiptare shfaqen në vendet fqinje: kryesisht Greqi dhe Serbi.

Edhe një herë tjetër, një futbollist me origjinë shqiptare që ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren helene është provokuar nga mediat greke. Pas humbjes së Greqisë, mediat greke kanë publikuar edhe një herë tjetër një foto që Panajot Kone ka bërë në të shkuarën ku formon shqiponjën me duar.

Një veprim i qëllimshëm për lojtarin që gjithmonë e ka pranuar origjinën shqiptare, pavarësisht se luan me Greqinë. Ai vetë thekson se ajo është një fotografi e bërë vite më parë dhe tani doli në shtyp, në mënyrë që të ngacmojë njerëzit. Kone thotë se asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij shqiptare, por thotë gjithashtu që është dhe qytetar grek.

Reagimi

“U njoftova të dielën se një fotografi e imja doli në media dhe në rrjetet sociale, dhe shoqërohet me fjalë jo të mira, duke dalë edhe në përfundime të gabuara. Nuk e lejova veten time që të më shqetësonte kjo çështje, pasi isha i angazhuar në detyrimet e mia me Kombëtaren greke. Dua të sqaroj se fotografia në fjalë është bërë vite më parë dhe ka dalë në media dhe rrjetet sociale që në atë kohë. Asnjëherë nuk e kam fshehur që jam me prejardhje shqiptare. Kjo do ishte ofendim për vendin e prindërve të mi dhe shumë të afërmve që kam atje. Jam edhe qytetar grek. Në Greqi u rrita, u trajnova dhe mësova futbollin. Në vendin që mirëpriti familjen time, të cilën e nderoj me mundësitë e mia. Kam mbi një dekadë që bëj pjesë në ekipet Kombëtare të Greqisë, që nga të vegjlit deri tek ekipi i parë, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë sa të kem fuqi, dhe deri sa trajneri të mendojë se vlej për një vend në ekip. Do të vazhdoj gjithashtu të respektoj dhe të mos harroj rrënjët e mia, megjithëse kjo për disa njerëz nuk është e pranueshme. Vjet kur kjo fotografi doli në media, u pranua nga njerëzit. Por vjet, unë isha pjesë e një ekipi që merrte pjesë në finalet e një Botërori. Në qoftë se kriteret e pranimit të disave janë niveli i sukseseve ose një ditë e mirë apo e keqe në fushën e lojës, kjo është një çështje që nuk i përket Greqisë që unë njoh. Greqia që unë dhe familja ime njohim, është një vend që bën të kundërtën: të ofron të drejtën për sukses, pavarësisht se kush je dhe nga vjen”, është shprehur Kone.kone

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"