Grekët bllokojnë Durmishajn, në Kombëtare nuk vjen as Balliu. Ja kë fton Panuçi tek Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 23:49

Grekët bllokojnë Durmishajn, në Kombëtare nuk vjen as Balliu. Ja kë fton Panuçi tek Shqipëria

Vazhdojnë ndryshimet në listën e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit. Burime të “Panorama Sport” pranë FSHF, konfirmojnë se Ivan Balliu, mbrojtësi i Metz në Francë, nuk do të jetë i pranishëm në këtë grumbullim, teksa klubi nuk e ka lejuar.

kombetarja

Gjithashtu, pas dëmtimit të Rei Manajt, u mendua që do thirrej sulmuesi i Panioniosit në Greqi, Fiorin Durmishaj, por nuk ka mundësi gjithashtu të jetë i pranishëm, pasi gjatë kësaj periudhe ai po kryen shërbimin ushtarak në shtetin fqinj, dhe nuk lejohet të dalë nga kufijtë. Edhe pas kontakteve me klubin e Panioniosit, FSHF nuk ka arritur që të sigurojë një leje për Durmishajn.

Ndërkohë, për të plotësuar vendin e Balliut, trajneri Panuçi ka vendosur të thërrasë Egli Kajën nga ekipi skocez i Livingston, edhe pse vetëm ditën e sotme në konferencën për shtyp pati deklaruar se nuk e kishte ftuar në listën fillestare, sepse nuk kishte shumë minuta tek klubi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"