Greca: Ky gol më motivon, jemi shumë të fortë për këtë… kategori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 16:27

Greca: Ky gol më motivon, jemi shumë të fortë për këtë… kategori

Goli i parë për 2018-ën mban zyrtarisht firmën e Bedri Grecës. Mesfushori me tipare sulmuese shpreson që ky të jetë një ogur i mirë për Tiranën në tërësi dhe për të në veçanti.

greca

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 27-vjeçari mendon se pjesa e dytë e sezonit do paraqesë një ekip edhe më të fortë. Edhe pse ngjitjen nuk e diskuton, paralajmëron që bardheblutë të kenë kujdes me përgjysmimin e pikëve, për të mos rrezikuar afrimin e rivalëve.

Bedri-Greca-1024x683-540x360

Si ndihet Greca që gjeti golin e parë për 2018-ën?

Ndihem mirë, të them të drejtën, dhe më shumë se i motivuar për të vazhduar përpara. Ky ishte testi i parë për Tiranën dhe nuk shkuat më larg se barazimi.

Mund të konsiderohet rezultat i vlefshëm? Çdo gjë shkoi mirë. Në lojë ka gjithmonë nevojë për përmirësime, por ne i zbatuam në mënyrë korrekte urdhrat e trajnerit. Jemi në fazën përgatitore dhe është normale që të ngarkohesh fizikisht, por kjo është një “keqe” e domosdoshme, pasi do të shërbejë ndjeshëm për pjesën e mbetur të këtij kampionati.

Si e parashikoni pjesën e dytë të sezonit, referuar organikës që keni momentalisht dhe dy afrimet e reja që priten…?

Ne do të bazohemi më shumë te Kupa e Shqipërisë, pasi ngjitjen nuk mendoj se do ta diskutojmë. Për këtë kategori që luajmë jemi shumë të fortë. Sa u përket afrimeve, nuk kam çfarë të them, pasi ende nuk kanë ardhur dhe nuk i kemi parë. Në fazën tjetër përgjysmohen pikët.

Nuk i druheni aspak kësaj formule apo Tirana mund ta quajë të sigurt rikthimin në Superiore?

Mendimi im personal është që, derisa matematika e lejon, asgjë nuk ka mbaruar. Por, tashmë dihet: “Tirona osht Tiron”.

Nëse do të ishit në Superiore këtë sezon dhe me këtë grup, në çfarë vendi mund të renditeshit?

Veten e treguam ndaj Vllaznisë besoj. Jo vetëm që i dominuam në të dyja takimet, por edhe i eliminuam nga Kupa e Shqipërisë. Në kësi kushtesh, mund të them që do të ishim në tre vendet e para të renditjes në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"