Granit Xhaka tërbon serbët me postimin e fundit, shikoni çfarë shkruajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 0:09

Granit Xhaka tërbon serbët me postimin e fundit, shikoni çfarë shkruajnë

Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

granit-xhaka-switzerland-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

auto_auto_2222222222215893198271589350090

Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij. Xhaka kishte shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë në fitoren 2-1 në sfidën e Botërorit, teksa golin tjetër e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili vulosi zyrtarisht tërbimin e sërbëve.

auto_Untitled1589350146

“Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë”, e nis ‘Telegraf.rs’ në këtë mënyrë shkrimin për Xhakën. “Ai ndau një video të mikut të tij në ‘Instagram’ duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi”, shkruan më tej  media  në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"