Granit Xhaka rekordmeni i ri i Premier Ligës, ja çfarë bëri shqiptari mbrëmjen e djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:00

Granit Xhaka rekordmeni i ri i Premier Ligës, ja çfarë bëri shqiptari mbrëmjen e djeshme

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, vendosi një rekord të ri për sezonit aktual të Premier Ligës. Futbollisti i cili aktivizohet në radhët e Arsenalit, arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët në sfidën e djeshme ndaj Njukastëll, ku “topçinjtë” e drejtuar nga Arteta triumfuam me rezultatin 3-0.

Xhaka

Askush si 28-vjeçari shqiptar këtë sezon të Premier Ligës, për sa i përket rikuperimit të topave. Ka qenë vetë faqja e specializuar e statistikave, “WhoScored.com”, që ka bërë publik rekordin e Xhakës.


Vlen të theksohet fakti se mesfushori po kalon një moment mjaft të mirë ndeshjet e fundit me fanellën e Arsenalit, ku është aktivizuar 15 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"