Granit Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, postimi i fundit i mesfushorit “çmend” tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 15:40

Granit Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, postimi i fundit i mesfushorit “çmend” tifozët

Granit Xhaka nuk po kalon aspak një moment të mirë te Arsenali, teksa duket gjithnjë e më larg këtij klubi.saka xhaka

Problemet që kishte me tifozët në ndeshjen me Kristal Palasin, ku reagoi keq ndaj trajnerit pas zëvendësimit që i bëri ky i fundit, bënë që futbollistit t’i hiqej edhe shiriti i kapitenit.

Përveç heqjes së shiritit të kapitenit, lojtari nuk është marrë as me skuadrën nga trajneri Emeri. Atëherë kur mendohej se kjo çështje ishte duke u mbyllur, një postim i futbollistit në “Instagram”, ka tërbuar tifozët e “Topçinjve”.

Gjatë grumbullimit me Zvicrën, lojtari ka postuar një foto me bluzën e kësaj kombëtare, foto të cilën e shoqëron me shkrimin: “Lumturia është kur jeni të kënaqur me veten dhe nuk keni nevojë për konfirmim nga të tjerët.”

Pikërisht këto fjalë janë marrë si një mesazh për tifozët e Arsenalit, të cilët tashmë kërkojnë largimin me çdo kusht të futbollistit nga ekipi i tyre.


View this post on Instagram

Glück ist, wenn du mit dir selbst zufrieden bist und dafür nicht die Bestätigung anderer brauchst.

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"