Granit dhe Taulant Xhaka surprizojnë babain, i bëjnë dhuratën superluksoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 23:11

Granit dhe Taulant Xhaka surprizojnë babain, i bëjnë dhuratën superluksoze

Dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka kanë surprizuar babain e tyre me një dhuratë të shtrenjtë. Ata i dhuruan të atit një makinë luksoze të modelit të fundit tip “Mercedes-Benz”.

Taulant Xhaka ndau me ndjekësit foton në Instagram ku babai i tij shihet brenda automjetit të shtrenjtë duke e testuar.

“Dhurata nga unë dhe Graniti për babain më të mirë në botë”– shkroi futbollistit, kahas imazhit.

Dy vëllezërit kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ndajnë shpeshherë foto e video teksa kalojnë kohën bashkë.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"