Grand Slam, US Open/ Xhokoviç shkatërrohet nga Medvedev, titulli i parë për rusin në tre sete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 9:43

Grand Slam, US Open/ Xhokoviç shkatërrohet nga Medvedev, titulli i parë për rusin në tre sete

Rekordi i Rod Laver i cili ishte në tribunë është ende i “gjallë”, në një mbrëmje psikodrame, që të kujton Serena Uilliams në gjysmëfinalet e vitit 2015 ndaj italianes, Roberta Vinçit.

MED

Novak Xhokoviç pëson disfatën më shkatërruese të mundshme dhe humbet një Grand Slam në US Open që dukej i sigurt. Rusi, Danil Medvedev duket si një “robot”, ai dukej si Xhokoviç i mëparshëm, duke bërë gjithçka në mënyrë perfekte.

Medvedev copëton ëndrrën e Xhokoviçit duke e mundur 6-4, 6-4, 6-4 në pak më shumë se dy orë. Titulli i parë Grand Slam në tre sete i karrierës së tij pothuajse zë vendin e dytë përballë kataklizmës emocionale të stadiumit “Arthur Ashe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"