“Granada nuk do të ketë probleme me Teutën”, Hulian Rubio: Veçoria kurioze e futbollit shqiptar është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 11:42

“Granada nuk do të ketë probleme me Teutën”, Hulian Rubio: Veçoria kurioze e futbollit shqiptar është…

E mbani mend Julian Rubion? Trajneri spanjoll që ka drejtuar Tiranën dhe Flamurtarin në vitet 2011 dhe 2012 rikthehet të flasë për futbollin shqiptar. Këtë herë shkas u bë shorti i turit të dytë të Ligës së Europës, që vendosi Granadën përballë Teutës. Në një prononcim për mediat spanjolle, 68-vjeçari mundohet të tregojë diçka për ekipin durrsak, ndërsa e shikon pa ndonjë problem kalimin e turit nga Granada.
rubio
Ish-trajneri i Sevijes dhe Albasetes ka punuar në disa vende jashtë Spanjës, duke fituar trofe. “Në Shqipëri fitova dy Kupa dhe dy Superkupa me FK Tiranën. Ishte e pamundur që unë të kisha arritur diçka të këtij niveli këtu në Spanjë. Megjithatë, ato që kam përjetuar jashtë vendit tim dhe veçanërisht në Shqipëri, mund të them me plot gojën se janë disa nga momentet më të mira të karrierës si trajner”, ka thënë fillimisht Rubio, për të folur më pas rreth aventurës te Tirana dhe Flamurtari.
Rubio
“E kam jetuar me shumë entuziazëm eksperiencën në Shqipëri. Mund të stërvitësh për një mijë vjet dhe të provosh të gjitha kategoritë spanjolle dhe papritmas, arrin në një vend të huaj dhe merr trofe. Dëgjimi i himneve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, të jep një motivim të jashtëzakonshëm. Kjo të bën ta vazhdosh me pasion punën”, tregon trajneri Rubio.

NDESHJA NË DURRËS
Granada ishte surpriza e La Ligas në sezonin e fundit dhe tashmë do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Europës. Kundërshtar më 17 shtator do të jetë Teuta, teksa ndeshja e vetme do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”. Për Rubion, spanjollët nuk do ta vendosin në diskutim kualifikimin. “Teuta është një skuadër që zakonisht pozicionohet e treta ose e katërta në kampionat. Këtë vit ka fituar Kupën dhe Superkupën, diçka që nuk është shumë e zakonshme.

Partido amistoso de pretemporada entre el Granada y el Sevilla. En la imagen, once inicial del Granada. Preseason friendly match between Granada ans Sevilla. In this picture, Granada starting line-up. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY

Granada nuk duhet të ketë shumë probleme kundër tyre. Ka dy ndryshime të mëdha mes Granadës dhe Teutës. Granada ka më shumë cilësi dhe një përgatitje më të mirë. Përgatitja e një skuadre spanjolle nuk është e njëjtë me atë shqiptare. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por mënyra se si luan Granada më argëton. Kundër Teutës ata nuk duhet të frikësohen nga asgjë, por të bëjnë thjesht lojën e zakonshme. Kampionati shqiptar ka një nivel mjaft të ulët krahasuar me Spanjën. Futbolli shqiptar ka një veçori kurioze: lëvizjen e shumtë të lojtarëve nga një klub në tjetrin. Mund të kesh në skuadër 22 lojtarë dhe shtatë do të shkojnë te Flamurtari, shtatë të tjerë do të vijnë nga Teuta dhe gjëra të tilla. Ata shkëmbehen shumë. Në Shqipëri pëlqejnë shumë trajnerët italianë. Janë të paktë ata që vijnë me një planprogram”, ka përfunduar spanjolli, i cili që prej vitit 2012 kur u largua nga Flamurtari, ka mbetur i papunë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"