Granada i prezanton tifozëve Teutën: Një nga klubet e para që krijuan kampionatin shqiptar, ka luajtur gjithmonë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 11:45

Granada i prezanton tifozëve Teutën: Një nga klubet e para që krijuan kampionatin shqiptar, ka luajtur gjithmonë në…

Granada do të luajë ditën e nesërme ndaj Teutës në “Niko Dovana” duke filluar nga ora 16:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

meta teuta

Në faqen zyrtare të klubit, spanjollët kanë publikuar 10 fakte dhe i kanë prezantuar tifozëve të tyre Teutën. Që nga krijimi, emri, qyteti dhe deri te stadiumit, Granada i ka treguar gjithçka tifozëve për kundërshtarin e tyre në Europës.

Ja çfarë shkruhet për Teutën:

-Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290,000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit.

– Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi.

– Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu grekëve dhe romakëve në Adriatik.

– KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në elitë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959 dhe 1961.

–  Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër kampionëve të KF Tirana (2-1).

– Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s.

– Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës).

– Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë.

– Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje që investoi për klubin.

– Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë.

teuta faksimile

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"