Granada bën debutim historik në Europë përballë Teutës, shikoni çfarë shkruan prestigjiozia “AS”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:48

Granada bën debutim historik në Europë përballë Teutës, shikoni çfarë shkruan prestigjiozia “AS”

Teuta do përballet në raundin e dytë të Ligës së Europës në datën 17 shtator, në “Niko Dovana” përballë skuadrës së Granadës që militon në La Ligën spanjolle. Kjo është hera e parë në histori që Granada merr pjesë në një kompeticion Europian, teksa debutimi do të vijë pikërisht ndaj ekipit shqiptar.

teuta-5

Granada ishte një skuadrat surprizë të sezonit të fundit  teksa u rendit në vendin e shtatë, duke lënë pas emra si Getafe, Valencia e Bilbao dhe fituar një biletë historike në Europa League.

Përballja ndaj Teutës, ka tërhequr vëmendjen edhe të prestigjiozes “AS” që i ka kushtuar një artikull special këtij dueli shqiptaro-spanjoll.

as

Media spanjolle e konsideron Teutën si një skuadër “klasike” të futbollit shqiptar, duke vënë në dukje 80 vitet e durrsakëve në Superiore dhe faktin se ky është përfaqësimi i dytë radhazi në Europë dhe i pesti gjithsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"