Gramozi prek fundin, trajneri Qirjako: Nuk e meritonin rënien, vapa na dëmtoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 23:02

Gramozi prek fundin, trajneri Qirjako: Nuk e meritonin rënien, vapa na dëmtoi

Delvina rikthehet në Kategorinë e Dytë pas një sezoni mungesë. Të besuarat e Arjan Gugës mundën me shifrat 1-3 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës ekipin e Gramozit.

ilir qirjako

Kolonjarët që në vitin 2010 luanin me “Galaktikët” e Realit të Madridit, nuk e shmangën dot dramën. Pas 12 vitesh në të Dytën, tashmë do të militojnë në Kategorinë e Tretë.

Ilir Qirjako mendon se vapa dhe terreni dëmtuan Gramozin. Trajneri e quan të pamerituar këtë verdikt, ndërsa për gazetën tha: “Ishte e vështirë prej terrenit dhe temperaturave.

Të vish nga 15 gradë dhe të luash në 25 gradë, ndikon. Terreni shumë i keq, as Kategoria e Dytë nuk i ka në këtë gjendje. Mungesat bënë të vetën. Një lojtar na u largua tri ditë para ndeshjes dhe iu bashkua Adës dhe 4 i kishim të dënuar. Më vjen keq që ndodhi kështu. Nuk e meritonim rënien”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"