Gramozi me një 14-vjeçar në portë, Devolli bën “tris” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 11:44

Gramozi me një 14-vjeçar në portë, Devolli bën “tris” në miqësore

Gramozit zhvilloi miqësoren e parë me Bilishtin në fushën e vet. Një takim që u zhvillua në kushtet e një “fair play” të vërtetë, ku skuadrat aktivizuan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Në fund kanë festuar miqtë, të cilën e mbyllën krejt këtë 90-minutësh me shifrat 1-3.

Devolli Gramozi

Pjesa e parë pati ritëm dhe gola. Ishte Xaka që u dha avantazhin miqve në të 19-ën, megjithatë Rumi barazon pa kaluar as dy minuta, duke e mbyllur këtë fraksion në baraspeshë. Fillimin e pjesës së dytë, bilishtarët e nisën mirë dhe mendon sërish Xaka që të shënojë golin e dytë personal. Ndërrimet e bëra nga kolonjarët e zbehin lojën e tyre, pasi në fushë futen lojtarë tepër të rinj, ku veçohet portieri 14- vjeçar Kamberi.

Bilishtarët shfaqen më të fuqishëm në lojën e tyre, duke përfituar mungesa e përvojës së lojtarëve të Gramozit, e për rrjedhojë shënuan golin e tretë me anë të Avdillarit. Me këtë rezultat është mbyllur krejt takimi. Për trajnerin Ilir Qirjako, kjo ndeshje i ka shërbyer për të parë më së miri pozicionin e çdo lojtari, sidomos të atyre që kanë ardhur këtë sezon te Gramozi. “Ekipi është në rrugë të mbarë dhe të gjithë lojtarët po arrijnë të vendosin në fushë të lojës gjithçka që u kam kërkuar.

gramozi

Megjithatë, na duhen të paktën të zhvillojmë dhe dy takime miqësore gjatë javës së ardhshme, për të parë më mirë gjendjen e çdo elementi, pasi dihet që ekipi ka vetëm një javë që ka filluar përgatitjet. Nga ky 90-minutësh kemi konstatuar dhe të metat, të cilat do të riparohen në vazhdim”, u shpreh trajneri i kolonjarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"