Gramozi është gati për startin e sezonit të ri, Qirjako: Do jetë vit ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:11

Gramozi është gati për startin e sezonit të ri, Qirjako: Do jetë vit ndryshe

Gramozi është gati për startin e sezonit të ri. Ndryshe nga vjet, këtë herë kanë shtuar pretendime. Nëse në të shkuarën kanë vuajtur nga ana financiare, tashmë nuk do të kenë më halle të tilla. Klubit i është afruar një sponsor i fuqishëm.

ilir qirjako

Ai është z.Malo, që synon ta ngrejë skuadrën në lavdinë e 11 viteve më parë. Trajneri i kolonjarëve beson te pikët në javën e parë, ndonëse luajnë në transfertë. Pak orë para ndeshjes me Naftëtarin, Ilir Qirjako për “Panorama Sport” thotë:

“Jemi gati. Afrimi i sponsorëve edhe merkatoja e bërë na japin shpresa për të qenë një ekip ndryshe nga ai i sezonit të shkuar. Takimi i parë do të jetë ai ndaj Naftëtarit, që do të luhet në transfertë. E kemi vlerësuar në maksimum kundërshtarin dhe presim të kthehemi me pikë nga Kuçova”. Klubi ka kryer edhe federimet, ndërsa në listë kanë 22 lojtarë. Mes emrave spikasin mesfushori Lara dhe portieri Sulenji.

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"