Grabitje prej 3 milionë eurosh, kampioni i Europës vidhet në vilën e “Fenomenit” Ronaldo në Ibiza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:22

Grabitje prej 3 milionë eurosh, kampioni i Europës vidhet në vilën e “Fenomenit” Ronaldo në Ibiza

Aventurë e keqe për mesfushorin e PSG-së, Marko Verratin, i cili ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij Xhesika Aldi në Ibiza në vilën e Ronaldo “Fenomenit”.

VERRATI

Kampioni i Europës me Italinë ishte viktimë e një grabitjeje me një dëm prej 3 milionë eurosh duke përfshirë para, bizhuteri dhe orë.

Në momentin e grabitjes nuk kishte asnjë person brenda rezidencës, e cila ndodhet në Ibiza, ku prej ditësh është pushtuar nga futbollistët nga gjysma e Europës.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës dhe denoncimi është kryer në komisariat në mëngjesin e sotëm.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"