“Grabitja filloi”, motra e Kristiano Ronaldos shpërthen pas golit të anuluar nga VAR-i në sfidën ndaj Udinezes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 17:59

“Grabitja filloi”, motra e Kristiano Ronaldos shpërthen pas golit të anuluar nga VAR-i në sfidën ndaj Udinezes

Reagimi i motrës së Kristiano Ronaldos, pas golit që iu anulua yllit portugez nga VAR-i në sfidën ndaj Udinezes, u bë menjëherë viral në media dhe jo vetëm.

f8kNgWZH-780x439

Elma Dos Santos Aveiro, shpërtheu përmjet një postimi në “Inststory”, duke dalë kundër vendimit të sistemit VAR, për anulimin e golit në minutën e 94-t të sfidës.

Motra e Ronaldos postoi një foto nga momenti, i pozicionit nga shënoi CR7, duke shkruar: “Po të kishe shpatullën time, do të ishe brenda. Ju duhet të zëvendësoni  vijat e trasha me të mesme. Grabitja filloi”.

resize

Ronaldo u ndëshkua nga gjyqtari për heqjen e fanellës gjatë festimit të tij, me Juventusin që u largua me një barazim zhgënjyes nga stadium i Udines.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"