Grabitet me armë biznesi i Armand Dukës, personat hynë me leva dhe pistoleta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 22:45

Grabitet me armë biznesi i Armand Dukës, personat hynë me leva dhe pistoleta

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet.

duka

“Panorama Sport” mëson se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për ngjarjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"