Grabitësit hyn në shtëpinë e lojtarit të Mançester Junajtid, bashkëshortja dhe fëmijët ishin brenda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 17:36

Grabitësit hyn në shtëpinë e lojtarit të Mançester Junajtid, bashkëshortja dhe fëmijët ishin brenda

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur mbrojtësit të Mançester Junajtid, Viktor Lindelof, të cilit i kishin hyrë grabitësit në shtëpi, ndërkohë që ai luante në transfertë kundër Brentford.

pjimage - 2022-01-21T173412.135

Por gjëja më e frikshme ishte se bashkëshortja dhe fëmijët e lojtarit ishin brenda në shtëpi. Maja Nilson Lindelof dëgjoi zhurmën se dikush po përpiqej të hynte në shtëpinë e saj me forcë dhe mori menjëherë fëmijët e saj dhe u kyçën në një dhomë.

“Gjatë sfidës së Viktor këtë të mërkurë, në shtëpinë tonë në Mançester hynë për të na grabitur. Unë isha vetëm me dy fëmijët e mi por ne arritëm të fshiheshim dhe të kyçeshim në një dhomë përpara se ata të hynin. Në jemi mirë dhe nën kujdes, por ishte një moment traumatik dhe i frikshëm për mua dhe fëmijët e mi. Ne tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë me familjen” shkruante bashkëshortja e Lindelof.

alsdjfhsdjg

Kjo është ngjarja e dytë në disa javë që prek një futbollist në Mançester. Në dhjetor, mbrojtësi i Mançester Sitit, Zhoao Kanselo, u sulmua në shtëpinë e tij gjatë një grabitje përpara familjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"