Goxhaj: Për Tiranën kam respekt, por ndeshjen e fiton… Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 16:31

Goxhaj: Për Tiranën kam respekt, por ndeshjen e fiton… Bylisi

Jurgen Goxha arriti të ishte protagonist edhe në transfertën e së shtunës së kaluar në Gjirokastër, duke fituar penalltinë e kthyer në gol nga portieri Isli Hidi. Goxhaj te Bylisi është duke u shndërruar në një nga pikat e forta të skuadrës, e madje jo vetëm në mbrojtje, por ai dallohet edhe për daljet në sulm.

jurgen goxha bylis

Në një prononcim që ka dhënë për “Panorama Sport”, Jurgen Goxhaj ka folur për sezonin e tij. “Luftëtarin e vlerësuam, madje shkuam për ta fituar ndeshjen. E nisëm në sulm me aksione. Iu afruam 3- 4 herë golit. Bylisi ka bërë lojën tërë ndeshjen, madje duke luajtur më mirë se vendësit, që sipas meje kanë pasur shumë presin. Edhe afër fundit të ndeshjes ne e kemi rritur ofensivën, por nuk ia kemi dalë dot që të shënojmë”, tha fillimisht Jurgen Goxhaj.

DËMTIMI 

Lojtari pati edhe një problem gjatë ndeshjes me Luftëtarin. “Ndjeva shqetësim nga një goditje e topit, e cila për një moment më krijoi edhe probleme në frymëmarrje. Madje, edhe mund të kisha dalë nga loja, por nuk e bëra, sepse e ndieja që do të shënoja. Nuk shënova, por edhe penalltia mendoj se ishte efikase për ndeshjen dhe për të ardhmen tonë, pasi nuk pësojmë humbje prej shtatë javësh dhe nuk është keq”, tha ndër të tjera Jurgen Goxhaj.

bylis

TIRANA

Jurgen Goxha eksperiencën e parë si titullar në Superiore e ka në sezonin e shkuar me Tiranën. Bylisi pret në Ballsh skuadrën bardheblu këtë mesjavë. Goxha i respekton, por tani Tirana është histori e kaluar. “Kam kaluar shumë mirë në atë klub. Kam dhënë më të mirë time, por jam i Bylisit. Ndaj edhe dua që të fitojmë ndeshjen ndaj Tiranës. Kam besim se ne kemi më shumë dëshirë sepse luajmë në fushën tonë, ndërsa Tirana ka vlera dhe kualitet. Unë kam kaluar shumë mirë në atë klub dhe për mua është një skuadër mjaft e organizuar, por të mërkurën fiton Bylisi. Jemi të mobilizuar që të rikthehemi te fitoret”, mbylli mbrojtësi i ballshiotëve.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"