Goxhaj: Bylisi për tre pikët ndaj Luftëtarit, presionin e kanë ata…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 15:55

Goxhaj: Bylisi për tre pikët ndaj Luftëtarit, presionin e kanë ata…

Bylisi i këtij sezoni është ndërtuar mjaft mirë nga trajneri Dovedan dhe stafi i tij, me shumë lojtarë të perspektivës, por nuk mungojnë edhe lojtarët me eksperiencë. Në prag të sfidës me Luftëtarit, Jurgen Goxhaj flet për atmosferën te Bylisi, por edhe për mënyrën se si po përgatitet transferta e së shtunës.

jurgen goxha bylis

“Jam i lumtur që po kaloj një formë të mirë. Jemi një skuadër që luajmë në grup dhe nuk varemi nga kualitetet individuale. Te Bylisi më bën përshtypje dhe më pëlqen fakti që jemi një skuadër ku mbizotëron kolektiviteti, i cili po na çon javë pas jave te suksesi. Jam i lumtur që edhe golat po vijnë si rrjedhojë e lojës së mirë që ne bëjmë, po edhe me ndihmën e grupi”, tha fillimisht Goxhaj për “Panorama Sport”.

Ecuria

“Duhet që të shohim përpara. Rezultatet e mira dhe stabiliteti i javëve të fundit mund të na shërbejnë psikologjikisht. Tashmë, pas pikës në Laç, duhet të mendojnë për të mos dalë duarbosh në ndeshjen e radhës. Kanë kaluar vetëm 7 javë kampionat dhe renditja është e ngjeshur. Nuk bëhet fjalë për llogari dhe ne duhet që të jemi ‘me këmbë në tokë’ dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, vijoi mbrojtësi. Luftëtari- Sa i përket duelit me Luftëtarin, Goxhaj pohon se presioni është te gjirokastritët. “Kjo javë që vjen, është e ngarkuar për ne, pasi luajmë një ndeshje me një ekip fushe që ka nevojë për pikë. Ne jemi në krye dhe gjirokastritët luajnë në fushën e tyre e si rrjedhojë kanë nevojë për ta fituar takimin. Natyrisht që presioni është më i madh te Luftëtari”, shtoi Jurgen Goxhaj.

Bicaj

Bicaj

Goxhaj flet edhe për mungesën e Ditmar Bicjt në këtë ndeshje. “Dihet eksperienca që ka Bicaj, me të cilin merrem vesh shumë mirë në qendër të mbrojtjes. Por kemi edhe Jankun, madje, për mua ai ka qenë gjithmonë gati. Është një lojtar që edhe kur luan përshtatet mjaft mirë me ekipin dhe ka cilësi mjaft të mira. Besoj se do të bëjmë mirë në këtë ndeshje”, tha Goxhaj në mbyllje të prononcimit të tij.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"