Goxha shpërthen në lot: Na vodhën, s’i kemi borxh askujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 8:28

Goxha shpërthen në lot: Na vodhën, s’i kemi borxh askujt

Pa mbaruar ende loja, Jurgen Goxha ka shpërthyer në lot. Ai supergol me roveshatë nuk i mjaftoi, pasi rezultati u përmbys dhe Bylisi i tij pësoi të dytën humbje pas 12 javësh. Mbrojtësi ka bërë një nga ndeshjet më të mira, ndaj edhe në fund ka qarë nga inati dhe nervat ia shfryu tuneli me grushte.

bandicam 2019-11-09 15-07-11-406

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” fill pas ndeshjes, durrsaku e ka quajtur totalisht të pamerituar këtë disfatë. Madje, ai shkon më larg, kur thotë që u vodhën, ndërsa ka parasysh momentin kur Nazmi Gripshi prek topin me dorë dhe duhet të jepej penallti.

jurgen goxha bylis

“Nuk e meritonim këtë humbje në këtë mënyrë. Na e vodhën fitoren. Penalltitë e kundërshtarëve u panë, ndërsa kur Nazmi Gripshi e kap topin sikur të jetë duke luajtur volejboll, kalojnë pa u vënë re”, – u shpreh fillimisht mbrojtësi, që dje shënoi golin e tretë personal me fanellën e ballshiotëve. Ai kujton se është pikërisht Bylisi që po i jep bukuri garës, ndaj nuk e priste që të shkonte në këtë formë ky 90-minutësh. “Është për të ardhur keq, ne po i japim bukuri garës. Me meritë kemi ardhur deri këtu, nuk i kemi borxh askujt. Por na vjen keq që pësojmë një humbje të tillë kur kishim 10 javë që po tregonim stabilitet…”, – tha Goxha.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"