Gorica me hap kryesuesi, Doka fiton “derbin” ndaj shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 21:12

Gorica me hap kryesuesi, Doka fiton “derbin” ndaj shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit

Albi Doka ka fituar “derbin” ndaj shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit, me Goricën që ka fituar me rezultatin 2-1.

bandicam 2020-09-13 21-11-34-210

Ndeshja nisi me 4 shqiptarë në fushë, ku Doka kishte përballë Indrit Tucin, Enis Çokajn dhe Jon Mersinajn, ndërsa Sherif Kallaku e nis ndeshjen nga stoli.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Goricës, falë golit të Lovriç në minutën e 32’. Pjesa e dytë nisi me Lokomotivën në sulm, ku kishte disa raste shënimi. Kur të gjithë po prisnin golin e vendasve, madje në minutën e 77-të u aktivizua edhe Kallaku, por ishin miqtë e Gorcës që gjetën golin, ku përsëri Lovriç dyfishoi shifrat në minutën e 85’.

bandicam 2020-09-13 21-11-27-022

Karaçiç gjeti golin për Lokomotivën në minutën e 89’, por kjo nuk mjaftoi për të marrë të paktën një pikë. Gorica dhe Albi Doka kanë regjistruar fitoren e 4-t radhazi në po kaq ndeshje dhe kryesojnë kampionatin me Dinamon e Zagrebit. Lokomotiva e Zagrebit pas 4 ndeshjeve kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, ku deri tani kanë regjistruar dy barazime, një humbje dhe një fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"