Goli spektakolar i Sukajt, ja çfarë bën ai për të konfirmuar distancën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 13:18

Goli spektakolar i Sukajt, ja çfarë bën ai për të konfirmuar distancën

Goli i dytë personal i shënuar nga Xhevahir Sukaj përballë Lushnjës vazhdon të marrë vëmendjen jo vetëm prej tifozëve, por edhe nga vetë lojtarët. Me të shkelur në fushën e tapetit të “Loro Boriçit”, ata kanë nisur të diskutojnë për atë gol. U tha fillimisht që ishte nga 60 metra distancë, por vetëm dje kanë aplikuar një tjetër metodë. Një nga punonjësit e stadiumit ka shfrytëzuar praninë në pistën e atletikës të trajnerit të mirënjohur, Vildan Tufi, për të bërë matjen.
Sukaj22
Ai mban gjithmonë me vete një metër për matjen e kërcimeve të sportistëve të tij, ndaj së bashku me Sukajn dhe futbollistë të tjerë konfirmuan se nga vendi i gjuajtjet e deri në portë, janë konkretisht 64 metra e 80 centimetra. Këtë herë mund të themi që është zyrtare, pasi edhe matja u bë me mjetet e duhura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"