Goli në minutën e fundit, Ngo me shokë e festojnë si të “çmendur” fitoren në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 20:35

Goli në minutën e fundit, Ngo me shokë e festojnë si të “çmendur” fitoren në dhomat e zhveshjes

Tirana mposhti me rezultatin 2-1 Bylisin ditën e sotme, duke siguruar kështu fitoren e 4-t radhazi në kampionat.

TIRANA

Që nga koha kur drejtimin e ekipit e ka marrë Emanuel Egbo, skuadra ka marrë 4 fitore radhazi, duke u futur bindshëm në luftën për titull.

Ditën e sotme gëzimi për fitoren e arritur ka qenë shumë e madhe, kjo edhe për faktin se u arrit në minutën e fundit të ndeshjes, falë një goli të shënuar nga Ngo.festa e tiranes

Pikërisht edhe festa në dhomat e zhveshjes ka qenë e madhe, teksa në një foto të shkrepur nga Ngo futbollistët duken shumë të gëzuar për këtë fitore të arritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"