Goli ndaj Kukësit, Kalaja: Menduam për ta fituar takimin, u ndëshkuam në momentin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 16:47

Goli ndaj Kukësit, Kalaja: Menduam për ta fituar takimin, u ndëshkuam në momentin më të mirë

Vetëm nëntë minuta në fushë i kanë mjaftuar Arlind Kalasë për të shënuar. Mesfushori hyri në fushë nga stoli në sfidën e djeshme dhe rezultoi një zëvendësim i goditur i trajnerit Gjoka.

Kalaja

Kalaja arriti të barazonte rezultatin për Vllazninë, një gol që vlen për statistikë, pasi shkodranët më pas pësuan dy gola. Pas takimit të djeshëm, Kalaja në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” u shpreh:

“Ndihem shumë i mërzitur për humbjen. Goli është diçka personal, por rezultati përfundimtar është ai që dëshirohet nga të gjithë. Pasi shënuam, menduam për ta fituar takimin. U ndëshkuam në momentin më të mirë, kur po luanim përpara në sulm. Nuk e prisnim këtë rezultat.

Megjithatë, nuk duhet që të dëshpërohemi dhe të demoralizohemi. Duhet të shikojmë takimet e tjera. Mërzia është e madhe për më tepër se nuk po arrijmë që të fitojmë tifozërinë tonë. Megjithatë, duhet të kthejmë besimin, pasi kampionati është i gjatë”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën mesfushori Kalaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"