Goli ndaj Juventusit, Bonuçi: Ja pse festova…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 9:32

Goli ndaj Juventusit, Bonuçi: Ja pse festova…

Mbi Leonardo Bonuçin mund të thu het gjithçka përveç se ka mungesë personaliteti. Mbrojtësi kuqezi vërtetoi edhe një herë se nuk kushtëzohet nga rrethanat. Dje, ai luajti për herë të parë si kundërshtar ndaj Juventusit dhe pas 28 minutash ofendime, gjeti golin duke lënë në vend Kielinin dhe Barxaljin në përpjekje për ta ndaluar. I intervistuar pas ndeshjes, mbrojtësi deklaroi:

bonuci

“Më vjen keq për rezultatin. Duhej ndeshje e përsosur dhe për një pjesë të mirë të takimit u treguam të zotë, por nëse sot (dje) dolëm të humbur nga fusha, në aspektin e përvojës dolëm fitimtarë”. Goli i kapitenit të Milanit, megjithëse nuk shërbeu për t’u larguar me pikë nga Torino ndali ecurinë pozitive të mbrojtjes juventine, e cila pësoi kështu golin e parë pas 959 minutash pa pësuar.

Ai festoi dhe në lidhje me këtë aspekt shpjegoi: “Pata një pritje disi të veçantë dhe të them të drejtën deri pak përpara ndeshjes kisha dyshime për të festuar ose jo. Për sa kohë kam luajtur me Juventusin nuk jam kursyer asnjëherë, por në fund të fundit gjithsecili është i lirë të ketë mendimin e tij, ashtu si edhe unë që vendosa të festoj golin tim. I kam dhënë shumë Juves, ashtu siç më ka dhënë ajo mua ndaj më erdhi edhe pak keq për mënyrën sesi më pritën. Tani jam i përqendruar për Milanin dhe për të dhënë gjithçka me këto ngjyra”.

Capture

Rritja e Milanit dhe vendi i katërt ishin një tjetër temë e fjalës së Bonuçit, i cili tha: “Aktualisht mendoj se na mungon forca fizike dhe përvoja, pikërisht dy elementë që në Europë të lejojnë të bësh diferencën. Duhet të ngremë stekën nga ky këndvështrim për të arritur më pas objektivat që i kemi vënë vetes. Vendi i katërt është një detyrim dhe kemi ende besim, ndaj në derbi nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores”.

Në fund kapitenit të Milanit iu kërkua edhe një parashikim për ndeshjen e Juventusit në Ligën e Kampioneve. I buzëqeshur, pas një momenti reflektimi, Bonuçi deklaroi: “Juventusi vërtet i përket të kaluarës, por atje kam ende shumë miq. Shpresoj të ecin sa më shumë në Champions sepse do të ishte një plus i madh edhe për futbollin italian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"