Goli ndaj Bylisit, Lika i sinqertë: E nisa për kros, kam kontakte nga klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 16:25

Goli ndaj Bylisit, Lika i sinqertë: E nisa për kros, kam kontakte nga klubet e Superiores

Griseld Lika ishte autori i golit në barazimin 1-1 që Luftëtari arriti në shtëpi ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Lika u shpreh:

bandicam 2020-03-08 14-44-54-653

“Goli ishte më shumë një kros, ishte fati im. Jemi një ekip me djem të rinj. Në qoftë se na i lejon matematika, do të luftojmë deri në fund. Golin do t’ia dedikoj menaxherit tim, i cili më ka mbështetur gjithmonë.

Kam pasur disa kontakte nga disa ekipe në Superligë, por të ardhmen time e dinë vetëm drejtuesit e Luftëtarit. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin”, u shpreh Lika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"