Goli i Xherdan Shaqirit i mahnit të gjithë… edhe Shakirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2016 | 10:19

Goli i Xherdan Shaqirit i mahnit të gjithë… edhe Shakirën

Roveshata e realizuar nga Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes Zvicër-Poloni nuk mjaftoi që helvetët të siguronin kalimin mes 8 skuadrave më të mira të Euro 2016, por ka kthyer mesfushorin në një nga protagonistët kryesorë të aktivitetit.

article-3659527-35A874EB00000578-564_964x372

Ndër reagimet e shumta në rrjetet sociale, bie në sy ai i këngëtares kolumbiane Shakira, e cila ka bërë një lojë fjalësh rreth golit të Shaqirit.

Shakira

“Është hera e parë në histori kur një çift shënon gol në Europian – Pike dhe Shaqiri”, ishte mesazhi i këngëtares së njohur për 38.5 milion ndjekësit e saj në Twitter.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i skuadrës së Stouk, që ka postuar një video nga stërvitjet, ku Shaqiri realizon një lëvizje të ngjashme. “Perfeksioni arrihet me praktikë” ishte mesazhi i klubit anglez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"