Goli i Xhejms nuk mjafton, Skënderbeu harron të fitojë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2018 | 16:58

Goli i Xhejms nuk mjafton, Skënderbeu harron të fitojë në miqësore

Skënderbeu zhvilloi në Antalia miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për minifazën përgatitore. Pas dy humbjeve në takimet e para, skuadra e Dajës arriti të barazonte në sfidën ndaj  Vitrolul që drejtohen nga legjenda e futbollit rumun, George Haxhi.

Skenderbeu]

Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë. Goli për korçarët u shënua nga Xhejms Adenij. Në pjesën e dytë skuadra rumune arriti të barazonte rezultatin, duke iu mohuar korçarëve fitoren e parë në testet miqësore.

Skenderbeu23

Sipas asaj që raporton klubi në faqen zyrtare në “Facebook”, në pjesën e dytë trajneri Daja aktivizoi lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion si dhe afrimet e merkatos.

LIVE| Skënderbeu-Vitrolul 1-1

Shënues: Xhejms 44′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.

Vitrolul: Rimniceanu, Ghita, Horj, Mladen, Matan, De Nooijer, Vodut, Kofi, Ciobanu, Dragus, Dumitrascu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"