Postuar: Shtator 27, 2022 | 21:52
Goli i shënuar ndaj Islandës, Lenjani kalon Muratin e Roshin
Ermir Lenjani i ka dhënë avantazhin Shqipërisë ndaj Islandës, në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” duke regjistruar golin e tij të 5-të me fanellën kuqezi.
Mbrojtësi i cili për herë të parë shënonte me kuqezinjtë ndaj Danimarkës në tetorin e vitit 2014, do të shënonte më pas edhe ndaj Austrisë, Katarit dhe Andorrës, për të ardhur te goli si sotëm që është i pesti me Shqipërinë në karrierën e tij.
Me këtë gol ai kalon kësisoj emra të njohur që kanë veshur fanellën kuqezi e janë ndalur në kuotën e 4 golave si Edvin Murati, Klodian Duro e Odise Roshi, me këtë të fundit që mund ta rivalizojë në ndeshjet e ardhshme pasi është pjesë e grupit kuqezi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"