“Goli i ‘Shaqirit’ të Paraguajit shpall kampion skuadrën boliviane”, mediat e huaja krahasojnë sulmuesin me Xherdanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 11:34

“Goli i ‘Shaqirit’ të Paraguajit shpall kampion skuadrën boliviane”, mediat e huaja krahasojnë sulmuesin me Xherdanin

Independiente Petrolero ka fituar kampionatin në Bolivi duke u shpallur kampion në javën e fundit me rezultatin 2-3 ndaj Guabirës.

HUAN GODOJ

Hero i takimit ishte paraguajani Huan Godoj, i cili realizoi golin e tretë dhe të fitores në frymën e fundit në minutën e 90+6′, duke i dhënë skuadrës së tij titullin dhe duke dërguar peshë tifozët.

Ajo që bie më shumë në sy është titulli i medias paraguajane “Versus.lanacion.com.py”, ku ngre peshë sulmuesin ku nuk mungojnë as krahasimet me Xherdan Shaqirin:

“Falë golit të ‘Shaqirit’ paraguajan, Independiente Petrolero është shpallur kampion”, ishte titulli i medias së njohur paraguajane.

sh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"