“Goli i rregullt, topi e kaloi vijën” Abazaj: Ja çfarë duhet të rregullojë Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:32

“Goli i rregullt, topi e kaloi vijën” Abazaj: Ja çfarë duhet të rregullojë Kukësi

Kristal Abazja ishte heroi Kukësit në sfidën e sotme ndaj Partizanit, teksa shënoi golin e fitores. Në prononcim pas ndeshje për emisionin “Gola pas Goli”, ylli i skuadrës verilindore deklaroi se topi e kaloi vijën dhe ishte gol i rregullt.

bandicam 2020-01-26 21-29-36-005

“Ishte një ndeshje shumë e bukur. Jam shumë i lumtur për golin. Vinim pas një barazimi në Gjirokastër. Është një kampionat i çuditshëm. Në fund të fundit është trajneri ai që rrezikon. Ishte një ndeshje e keqe ndaj Luftëtarit. Vetëm kaq. Të gjithë kemi raporte të mira me trajnerin. E harruam atë takim dhe fituam ndaj Partizanit. Në Gjirokastër e nisëm me 2 pyka dhe ndërroja krahët me Gavazajn.

Mendimi im personal është që ishte gol. Kur shkova në fundore, e pashë që topi ishte brenda. Kemi për të rregulluar diçka. E nisim shumë lehtë. Kjo është mangësia më e madhe. Ekipin e kemi, grupi është, besoj se mund t’ia dalim”, u shpreh Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"