“Goli” i radhës për Baren, familja zhvendoset në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 12:53

“Goli” i radhës për Baren, familja zhvendoset në Spanjë

Muajt e fundit nuk kanë qenë fort normalë për Keidi Baren, i cili, pasi mbylli sezonin e kaluar me ekipin e dytë të Atletikos, këtë vit e ka nisur fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Simeone. Në pak kohë ai ka fituar besimin e trajnerit argjentinas, shënoi gol në Kupën Audi dhe ditët e fundit ka marrë lajmin se më në fund familjarët e tij mund t’i bashkohen në Spanjë.

bare1

Ardhja e tyre është një tjetër luftë e fituar nga Bare, i cili që në moshën 15-vjeçare u shkëput nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij. Keidit iu deshën tre vite përpara së të vishte sipas rregullave fanellën kuqebardhë, gjithçka e arritur ka ardhur përmes sakrificave të mëdha në jetën e përditshme, por edhe zyrave ku burokracitë dukej se nuk kishin mbarim.

Tashmë Bare 20-vjeçar, pas dopietës Kupë dhe Kampionat një vit më parë dhe kualifikimit të Atletiko Madrid B në kategorinë e dytë spanjolle, po kërkon një tjetër sfidë për karrierën e tij. E tashmja quhet Oskar Fernandez (trajneri i Atletiko Madrid B), por “Çolo” nuk ia ndan sytë dhe mund ta përfshijë në çdo moment në listat e tij për kampionat apo kupa.

Edhe në ndeshjet stërvitore kundër Atletikos B, Simeone e ka rreshtuar me ekipin e tij dhe shokët në ekipin rival jo rrallë ankoheshin për ndërhyrjet e djaloshit shqiptar, i cili me sinqeritetin karakteristik përgjigjej: “Pse ankoheni, unë gjithmonë kështu kam luajtur”, duke shtuar: “Prandaj kam arritur deri këtu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"