Goli i parë, Stojkov: Ishte meritë e Prognit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2015 | 16:21

Goli i parë, Stojkov: Ishte meritë e Prognit

stojkovSKËNDËRBEU- Aco Stojkov e bën sefte me Skënderbeun. Sulmuesi maqedonas shënoi dje golin e parë me fanellën e skuadrës korçare, duke i dhënë një fitore të rëndësishme në transfertën e Fierit. I kontaktuar nga “Panorama Sport” pas takimit, maqedonasi ndau meritën e golit me mesfushorin Progni, i cili i shërbeu në minutën e 27-të.

“Jam shumë i gëzuar që skuadra fitoi, por që dhe unë realizova në këtë ndeshje. Ky ishte goli im i parë, por që nuk do të jetë i fundit për Skënderbeun. Ia dedikoj trajnerit dhe presidentit që besojnë tek unë, si dhe tifozëve që na mbështetën. Skënderbeu është një ekip i fortë dhe unë e ndiej veten komod që bëj pjesë në këtë skuadër. Mendoj se ndeshjet e tjera gjithmonë me ndihmën e shokëve, do të arrij të shënoj sërish. Ky gol nuk ishte vetëm meritë e imja, por e gjithë skuadrës dhe më së shumti Prognit. Kam besim se skuadra do të vazhdojë kështu, ndërsa edhe unë po kap formën time dhe nuk dua të ndalem me kaq”, deklaroi sulmuesi Stojkov, i cili iu bashkua Skënderbeut në merkaton e janarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"