Goli i parë në Superiore, Ymeri: Kamzën e nënvlerësojnë të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 16:37

Goli i parë në Superiore, Ymeri: Kamzën e nënvlerësojnë të gjithë

Erlis Ymeri u shpreh I kënaqur për suksesin e ekipit ndaj Partizanit, si dhe për golin që shënoi në minutat e fundit. Ai deklariu se çelësi i ekipit është harmonia dhe stërvitja me përkushtim çdo ditë, gjë që ka sjellë forcimin e grupit dhe ia bën të vështirë kundërshtarëve të mundin Kamzën.

erlis ymeri

Kush është çelësi i suksesit për Kamzën?

Jam krenar që shënova golin e parë në Superiore ndaj Partizanit. Edhe Zoti na dha forcë.

E mendonit që do ishin në këtë vend të renditjes pas fazës së parë?

Nuk e mendonim një fillim të tillë, sepse patëm edhe shumë lojtarë të rinj. Harmonia dhe stërvitja çdo ditë po i sjell rezultatet tek skuadra.

Mendoni se edhe në fazën e dytë do merrni këto rezultate?

Ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi ardhur nga Kategoria e Parë. Shpresoj që të kemi vazhdimësi nga ndeshja në ndeshje. Ekipet e tjera na kanë nënvlerësuar, por po tregojmë se jemi të vështirë të mundemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"