Goli i parë me fanellën e Kombëtares, Grezda: Ja pse e përqafova Panuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 23:52

Goli i parë me fanellën e Kombëtares, Grezda: Ja pse e përqafova Panuçin

Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë. Në prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH-së, mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Panuçin.

Grezda

Goli i parë me Kombëtaren

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”

E ardhmja dhe zerat për kalimin te Lacio

“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth merkatos, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës.”

Përqafimi me Panuçin

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"