Goli i parë i sezonit erdhi në Kupë, Kapllani kërkon një tjetër ndaj Dinamos: Nuk do të zhgënjej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 21:36

Goli i parë i sezonit erdhi në Kupë, Kapllani kërkon një tjetër ndaj Dinamos: Nuk do të zhgënjej

Autori i golit të tretë për Teutën në Kupë, Dejvi Kapllani, u shpreh i kënaqur për golin dhe shpreson të jetë një ogur për vazhdimësinë. Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes ai u shpreh:

dejvid kapllani

“Jam i lumtur për golin tim të parë për këtë sezon të ri. Ishte sfida e parë për mua dhe është bukur kur e nis me gol. Normalisht ishte përballje e vështirë për ne, ku edhe kundërshtari tregoi cilësi. Por, ia dolëm të fitojmë me përvojën që kemi si skuadër dhe administruam më mirë lojën në disa momente. Jemi të gjithë për një qëllim dhe është kënaqësi kur çdo gjë shkon mbarë. Nga ana personale tashmë ndihem më i qetë që u zhbllokova, por nuk dua të ndalem me kaq. Pres më shumë nga vetja dhe punoj shumë çdo moment.

Nëse aktivizohem ndaj Dinamos, nuk do të zhgënjej. Premtoj gol? Motivimi do të më bëjë që të jap gjithçka, pse jo, të shënoj nëse më jepet mundësia ideale. Roli në fushë? Pozicioni im është sulmues dhe sa herë që luaj, dua ta mbuloj më së miri rolin e caktuar dhe fanellën e besuar nga stafi. Besoj se do të jemi aktivë si në kampionat dhe në Kupë që të arrijmë synime sa më të larta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"