Goli i Mesit, në Spanjë u “dogjën” për 4 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 18:34

Goli i Mesit, në Spanjë u “dogjën” për 4 milionë euro

UEFA nuk është pr onare e patentës për përdorimin e VAR-it, por është zotëruese e të drejtave për përdorimin e teknologjisë për golin. Në këtë mënyrë, shtatë stadiumet e ekipeve spanjolle që marrin pjesë në kompeticionet europiane si Champions dhe Europa Ligë e kanë të montuar këtë sistem dhe e bëjnë funksional sa herë luajnë.

goli mesit

Por, kur luajnë ndeshje në kampionatin spanjoll apo në Kupën e Mbretit, ky sistem nuk përdoret. “Në La Liga sigurisht që mund të vendosej ‘syri i fajkoit’, por teknologjia nuk është e FIFA-s dhe për këtë fakt duhen paguar 4 milionë euro. Liga spanjolle nuk dëshiron ta paguajë këtë shifër”, ka thënë Sançez Arminio, presidenti i arbitrave për “Radio MARCA”.

FIFA ka dhënë licencën për përdorimin e teknologjisë dhe shumë kampionate kryesorë në Europë e kanë përdorur atë si Premier Liga, Bundesliga, Seria A apo kampionati holandez. Këto të mësipërmet përdorin “syrin e fajkoit”, por ka edhe një kompani tjetër gjermane GoalControl, që përdoret në Francë.

Goal-Control

 

Mbetet e paqartë arsyeja pse  liga spanjolle nuk pranon të aktivizojë teknologjinë në rastin e golit, por duket se gabimet e njëpasnjëshme në vitet e fundit e detyruan që të përfshijë VAR-in, që nuk është e njëjta gjë me të mësipërmen.

FIFA- Mediat spanjolle kanë marrë informacione në FIFA se si mund të instalohet teknologjia në vijën fatale të portës. Ajo është shumë e thjeshtë dhe do të duhet më pak se një javë për t’u instaluar në stadium. 14 kamera do të instalohen në pjesën më të lartë të stadiumit duke u monitoruar 7 në një portë dhe 7 në portën tjetër. Ato do të sinjalizojnë dhe kapin momentin kur topi do të kalojë vijën fatale. Sinjali vonon vetëm 1 sekondë për të shkuar tek ora e arbitrit.

Syri i fajkoit

TOP INTELIGJENT – Por, ekziston një tjetër mënyrë për “syrin e fajkoit”. Bëhet fjalë për “topin inteligjent”, i prodhuar nga “Cairos GLT”, i cili është gjithashtu i licencuar nga FIFA. Në top instalohet një mikroçip, ndërsa në portë do të ketë rreze magnetike, të cilat do të sinjalizojnë momentin kur topi kalon vijën. Në këtë rast, sinjali vjen tek arbitri në më pak se një sekondë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"