Goli i kapitenit Cereni, Kombëtarja e Elvin Beqirit triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 17:03

Goli i kapitenit Cereni, Kombëtarja e Elvin Beqirit triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut, në sfidën e vlefshme për turneun miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup”.

u17-ne-turqi

Kjo ishte sfida e parë në këtë turne, teksa goli i fitores u realizua nga kapiteni i kuqezinjve Melsi Cereni, pas një aksion të bukur në zonë. Goli u realizua në minutën e 80-të. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020.

u17-ne-turqi3

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"