Goli i javës nga UEFA, sot Ikardi gjen “prenë” e preferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:57

Goli i javës nga UEFA, sot Ikardi gjen “prenë” e preferuar

Një debutim ëndrrash ai i ditës së martë në “San Siro” kundër Totenhemit për Mauro Ikardin. Dhe ëndrra vazhdon, sepse goditja fluturimthi me të djathtën që mposhti portierin londinez Vorm është zgjedhur nga UEFA si goli më i mirë i javës së parë të Ligës së Kampionëve: la pas atë të Dembelesë, Marianos dhe Renato Sançezit. “Goli i parë në Champions, goli më i mirë i javës së parë”, – citohej në faqen zyrtare të shoqatës së futbollit europian.

ikardi
ISH-SKUADRA
– Në Europë nuk humbi kohë, në Itali është ende në “agjërim”: një gol në Champions në po aq ndeshje, zero në Serinë A (në tre, pasi me Bolonjën mungoi prej dëmtimit). Rekord negativ për kapitenin, sepse asnjëherë me fanellën zikaltër nuk kishte qëndruar kaq gjatë në fillim të sezonit. Përpara ka Sampdorian, ish-skuadrën e tij dhe, njëkohësisht, “prenë” e preferuar (së bashku me Fiorentinën): 10 gola u ka shënuar argjentinasi bardhebluve, plot 4 në përballjen e fundit 18 marsin e kaluar. Në “Ferraris”, pra, pritet kthesa si në nivel personal po ashtu edhe në nivel skuadre: sepse nëse Mauro ndjek golin e parë sezonal në Itali, i gjithë Interi pret ringritjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"