Goli i Dzarias vlen 380 mijë euro, ja sa ka përfituar Kukësi deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 21:13

Goli i Dzarias vlen 380 mijë euro, ja sa ka përfituar Kukësi deri tani

Kualifikimi dramatik i Kukësit në minutat e fundit të ndeshjes, përveç se i siguroi verilindorëve kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, mbushi arkat e klubi me plot 380 mijë euro.

kukesi

Në total Kukësi ka arkëtuar deri më tani 940 mijë euro. Një shifër goxha e konsiderueshme për një klub shqiptar. Në rast se skuadra e Armando Cungut do të arrijë të kualifikohet edhe në turin e dytë, atëherë fitimet do të shumëfishohen.

Përfitimet e sigurta të Kukësit deri më tani:

280 mijë euro – për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve;

380 mijë euro – për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Kampioneve;

280 mijë euro – për pjesëmarrjen në turin e tretë të Ligës së Europës nëse eliminohet nga raundi i dytë në Champions (në pritje të kundërshtarit Karaba ose Olimpija Lubjana)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"