Goli i dedikohet Gjylës që u kthye në momentin e fundit, ja pikantet nga Besa-Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 11:09

Goli i dedikohet Gjylës që u kthye në momentin e fundit, ja pikantet nga Besa-Lushnja

Lushnja dhe Besa barazuan mes tyre të premten, në ndeshjen e parë për këtë vit në Katgeorinë e Parë. “Panorama Sport” iu sjell pikantet nga ndeshja:

Besa-Lushnja

– Ilir Gjyla ka vendosur në momentin e fundit që të kthehet. Trajneri ka lënë pas dhimbjen për të qenë i pranishëm në pankinë dhe drejtuar Lushnjën e tij në javën e 10-të.

– Donald Bejko i dha avantazhin Lushnjës që në të 13-ën minutë dhe direkt u drejtua nga pankina për t’ia dedikuar golin trajnerit Ilir Gjyla, i cili vetëm pak ditë më parë humbi bashkëshorten. Mbrojtësi i ardhur nga Egnatia gjeti rrjetën në të parën ndeshje me verdhejeshilët dhe debutim më perfekt nuk mund të kishte për të.

– Lushnja është e pathyeshme përballë Besës. Nëse pesë ndeshjet e fundit i kishte fituar, të gjashtën (e luajtur dje) e mbylli në barazim.

– Pas transfertës të fituar 1-0 me Flamurtarin në Vlorë, lushnjarët dolën 1 me 1 me Egnatian në Peqin, triumfuan minimalisht me Elbasanin në Cërrik dhe barazuan po 1 me 1 ndaj Besës në Pezë-Helmës. E thënë ndryshe, edhe fushat asnjanëse i sjellin fat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"