Goli i anuluar i Totenhemit, Lampard ankohet për VAR-in: Ka nevojë për t’u riparë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 11:04

Goli i anuluar i Totenhemit, Lampard ankohet për VAR-in: Ka nevojë për t’u riparë

Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, bën thirrje për një takim në fund të sezonit për të përmirësuar sistemin VAR në Premier Ligë. Tekniku i bluve reagoi ndaj vendimit të teknologjisë për t’i anuluar një gol Totenhemit në ndeshjen me Shefilld Junajtidin të enjten.lAMPARD

Goli i Herri Kejnit u anulua sepse ndaj shokut të tij Lukas Moura ishte shkaktuar një faull gjatë aksionit dhe braziliani preku në mënyrë të pavulletshme topin me pjesën e pasme të krahut, ndërsa u rrëzua në tokë. Goli u anulua dhe “Spërsat” humbën në “Bramall Lane” 3-1. “Nuk mendoj se goli duhej anuluar. Ka pasur shumë incidente. Ato mund të shkojnë në favorin ose disfavorin tënd. E kuptoj kur dëgjoj trajnerët që ankohen.

Emocionalisht, vendime të tilla janë shumë të vështira për t’u pranuar. Unë kam gjithashtu simpati për arbitrat dhe zyrtarët e VAR-it në këtë rast, sepse ka rregulla që duhen zbatuar. Por ky ishte një rast ku mendimi praktik duhet të përfshihej në gjykim, por nëse në rregullore shkruhet kështu, atëherë ata akordojnë prekje të topit me dorë. Kemi nevojë për një reflektim të madh në fund të sezonit.skysports-lampard-chelsea_4743100

VAR-i na ka përmirësuar në disa mënyra, por ka mënyra për ta përmirësuar atë dhe një takim kolektiv në fund të sezonit me të gjithë aktorët: arbitra, trajnerë, futbollistë, të gjithë që kanë lidhje me futbollin dhe që e duan këtë lojë mund të japin ndihmën e tyre për t’u afruar atje ku ne duam të arrijmë”, tha Lampard në videokonferencën përpara ndeshjes së sotme me Uotfordin.

Ai mori në mbrojtje edhe mbrojtësin e tij Markos Alonso, i cili u kritikua se nuk ndoqi aksionin e kundërsulmit të Uest Hemit në minutën e fundit të derbit që solli humbjen e bluve 3- 2 në sfidën e mesjavës: “Është kollaj të komentosh nga larg. Mbrojtësit e krahut kanë përgjegjësi për t’i bërë të gjitha, të mbrojnë dhe sulmojnë. Por është shumë e thjeshtë të komentosh nga larg”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"