“Goli” i Alban Hoxhës, gardiani i Partizanit në pritje të një fëmije me Çiljetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 0:20

“Goli” i Alban Hoxhës, gardiani i Partizanit në pritje të një fëmije me Çiljetën

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, janë në pritje të ëmbël, pas plot 3 vitesh lidhje së bashku. Çifti i njohur i showbizit do të bëhet prind për herë të parë.

ciljeta-alban-1024x573

Mësohet se Çili është në muajin e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë. Kujtojmë që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme. Ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë së bashku.

ciljeta alban hoxha

Edhe pse është përfolur shumë për lidhjen e portierit të Partizanit me Çiljetën, çifti vendosi më në fund, për të lidhur jetën së bashku dhe për të krijuar një familje të shëndetshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"