Goli është “miku” i tij më i mirë, Broja bën detyrën dhe shkon me Çelsin në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:40

Goli është “miku” i tij më i mirë, Broja bën detyrën dhe shkon me Çelsin në raundin tjetër

Ushqimi më i mirë për Armando Brojën janë golat.

Broja

Sulmuesi i të rinjve të Çelsit la shenjën e tij në shpartallimin që “Blutë” e Londrës i bënë Bredfordit në raundin e 1/16 të FA Cup për të rinjtë.

18-vjeçarët e Çelsit mposhtën bashkëmoshatarët e Bredfordit me një “shuplakë” duke mos e mos e vënë në dyshim për asnjë moment kualifikimin për në raundin çerek të kompeticionit.

Futbollisti i Shpresave hapi serinë e golave të Çelsit në minutën e 9-ë.

Ai vazhdon të konsiderohet si sulmuesi i së ardhmes së kombëtares së Shqipërisë, ndërsa ende pret ftesën nga tekniku Frenk Lampard për të debutuar me ekipin e parë të Çelsit, ndërsa sa për Shqipërinë duket se tekniku Reja do t’u besojë “gardës” së vjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"