“Goli, dedikim për mamanë”, flet Elvi Berisha: Nuk mund të them se kemi një ekip të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 15:17

“Goli, dedikim për mamanë”, flet Elvi Berisha: Nuk mund të them se kemi një ekip të…

Sulmuesi i korçarëve, 22-vjeçari fierak Elvi Berisha, talenti i dalë nga akademia Tirana, që në ndeshjen e djeshme luajti si titullar, arriti të shënonte dhe golin e dytë të korçarëve. Pas ndeshjes ai u shpreh për “Panorama Sport”:

Berisha festa

“Ky është një rezultat që na ndihmon shumë edhe në kampionat. Na jep krah në ndeshjen me Apoloninë dhe në sfidat e tjera. Nuk mund të them se do kemi një ekip të preferuar në gjysmëfinale, pasi të gjitha skuadrat janë të forta dhe nuk ka rëndësi se cila mund të jetë. Ne do të japim maksimumin për t’u kualifikuar në finale.

Dedikimi im për golin shkon për mamanë time e cila më erdhi e më takoi para ndeshjes. E pra, për atë është dedikimi”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"