Golemi argëtohet me Eagles, i shënon pesë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2015 | 18:16

Golemi argëtohet me Eagles, i shënon pesë gola

GolemiMe ndeshjen e zhvilluar të dielën në kompleksin “Tirana Internacional”, në Pezë Helmës, është mbyllur edhe java e tretë e Kategorisë së Tretë. Në këtë takim ka shkëlqyer skuadra e Golemit në përballjen me ekipin e shqiponjave, Eagles, të cilët deri në këtë javë nuk e njihnin humbjen.

Golemi ka fituar thellë 5-0, duke e kthyer në një miqë- sore takimin e së dielës. Kanë qenë dopietat e Olgert Muratit dhe Denis Dacit, si dhe goli i Indrit Bahjes që kanë shkatërruar ekipin që drejtohet nga Denis Picoka. Golemasit e kanë nisur bukur duke shënuar dy gola në pjesën e parë të takimit. Janë dalluar Murati, Bahja, Daci e Torra.

Skuadra e shqiponjave vinte në këtë takim pas dy fitoreve, por që nuk e kishte parashikuar se në këtë sfidë do të humbiste kaq thellë. Loja e tyre ishte e dobët dhe pa grimë. Lojtarët nuk arritën që të finalizonin edhe disa sulme që krijuan, sidomos në fillimin e ndeshjes. Ndërkaq, pas përfundimit të ndeshjeve të javës së tretë, këtë javë që nga dita e sotme, me ndeshjen Golemi-Valbona, do të nisin edhe takimet e javës së katërt, ku kalendari rezervon përballje interesante. Prej tri jav- ësh ka nisur kampionati i Kategorisë së Tretë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"